Vlera e aseteve neto të anëtarëve kalon vlerën prej 20 milion Eur

Fondi është grup asetesh në pronësi të anëtarëve të tij. Në mënyrë të thjeshtuar fondin mund ta konsiderojmë si një pronësi ku secili anëtar ka aksionet e tij, në bazë të shumës së parave të investuara nga secili prej tyre.

Gjatë 3 viteve të fundit Fondi është rritur në asete neto në administrim me më shumë se 1 miliard lekë ( +87 % rreth 9 milion eur).

Me rreth 11.000 individë dhe 120 biznese të anëtarësuar (ku kontribuojnë për punonjësit e tyre), Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL i cili nuk bën gjë tjetër se paranë e individit e shumëfishon dhe e kthen në pagesa mujore në pleqëri ose edhe 5 vite para pensionit shtetëror. Si dhe trashëgohet (pensioni i shtetit nuk trashëgohet).

Ky Fond, që aktualisht ka kaluar vlerën e aseteve në mbi 20 milionë euro, administrohet nga Shoqëria Administruese e Fondeve SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a., me qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.

Në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL mund të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare.

Ndërsa kurseni në llogarinë tuaj të  pensionit, ju fitoni interes të lartë të përbërë gjatë një periudhe shumëvjeçare. Sa më herët të filloni të investoni në një pension, aq më shumë do të përfitoni, pasi vetë interesi fiton më shumë interes dhe e gjithë llogaria juaj rritet më shpejt. Kontributet tuaja konvertohen në numër kuotash që përfaqësojnë pjesën tuaj të pronësisë në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL.

Shoqëria administruese e fondit punon me përgjegjësi sociale, për një biznes që rritet vazhdimisht dhe kontribuon për një jetë më cilësore për anëtarët e fondit të pensionit dhe partnerët tanë.

Qëllimi i Fondit SIGAL është ti sigurojë anëtarëve të tij mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.